Ndërlidhjet

FSK: Kërkohet mbështetja e NATO-s


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, i ka kërkuar NATO-s fuqizimin e mbështetjes së deritashme për funksionalizimin e FSK-së.

“Në këtë fazë jemi të interesuar që të kemi rritje të kapaciteteve mentoruese të NATO-s për FSK-në”, tha Mujota pas takimit me zëvendëskomandantin e NATO-s për Evropë, gjeneralin Xhon MekKoll.

Në njoftimin e ministrisë së FSK-së thuhet se MekKoll ka premtuar angazhimin e tij që në Komandën Supreme të NATO-s në Bruksel për të nxitur shtetet anëtare për ofrimin e ekspertëve të mentorimit.
XS
SM
MD
LG