Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: U vra aktivistja për të drejtat e njeriut


Aktivistja e njohur ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova, sot është gjetur e vdekur në Ingusheti.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Çeçenisë, Madina Kazhjeva, tha se kufoma e së ndjerës Estemirova, me dy plagë në kokë, është gjetur afër qytetit Nazran.

Organizata për të cilën punonte aktivistja ruse, Memorial, ka njoftuar se Estemirova ishte rrëmbyer më herët në kryeqytetin çeçen, Grozni.

Anëtari i organizatës Memorial, Aleksandër Çerkasov, dha një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

- Natasha kishte disa takime të caktuara për sot dhe për shkak se nuk u paraqit në ato takime, kolegët e saj vendosën të shkojnë në shtëpinë e saj, ku gjetën njerëz, që ishin dëshmitarë të rrëmbimmit të saj. Ata thanë se e kanë parë Natashën të jetë hedhur në një veturë të bardhë duke bërtitur se po rrëmbehet, tha Çerkasov.

Organizata Hjumën Rajts Uoç tha se Estemirova po punonte në një rast të ndjeshëm për shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG