Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Të hetohet rasti Estemirova


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, është i zemëruar për vrasjen e aktivistes çeçene për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova, dhe ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi, tha zëdhënësja e Medvedevit disa orë pas vrasjes së Estemirovës.

"Ky lajm i është raportuar presidentit. Ai ishte i tmerruar dhe ia dha kreut të komisionit për hetime, Aleksander Bastrykin, urdhërat për zhvillimin e hetimeve," tha zëdhënësja Natalya Timakova.
XS
SM
MD
LG