Ndërlidhjet

SHBA-të ngushëllojnë familjet e viktimave në Iran


Shtetet e Bashkuara i kanë ngushëlluar familjet e 168 personave, që mendohet se kanë humbur jetën në përplasjen e aeroplanit të kompanisë Kaspian Erlajns, në veriperëndim të Iranit.

Ky aeroplan, që fluturonte nga Teherani në Jerevan të Armenisë, u rrëzua dje, afër qytetin iranian, Qazvin.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike mke Iranin, por synojnë afrim me popullin e Iranit, në kuadër të përpjekjeve për ta bindur Teheranin për negociata lidhur me programin e tij të kontestuar atomik.
XS
SM
MD
LG