Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia: Kemi mbështetjen e SHBA-ve


Këshilltari për siguri kombëtare i Gjeorgjisë, Eka Tkeshelashvili, tha se administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, i ka zbutur shqetësimet e zyrtarëve gjeorgjianë, të cilët mendojnë se shteti i tyre mund të pësojë për shkak të forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Zoti Tkeshelashvili tha se vizita e paralajmëruar për javën e ardhshme e zëvendës presidentit amerikan, Xho Bajden, në Tbilisi, është kurorëzim i një vargu të sinjaleve madhore të Shteteve të Bashkuara për Gjeorgjinë, prej se presidenti Obama u takua me liderët rusë në Moskë.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Gjeorgjisë kishte shkaktuar tensione ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila zhvilloi një luftë me Gjeorginë, në gusht të vitit të kaluar.

Rusia ka njohur pavarësinë e rajoneve seperatiste të Gjeorgjisë, atë të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG