Ndërlidhjet

Prishtinë: Hedhet koktej Molotovi në oborrin e qeverisë


Protesta e disa veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është tensionuar sot, meqë protestuesit kanë hedhur koktej Molotovi në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se në oborr janë hedhur edhe dy mjete të tjera të dyshuara, lloji i të cilave po përcaktohet nga ekipet speciale të KFOR-it.

Sipas Hotit, një pjesë e punonjësve të qeverisë janë kthyer sërish pas evakuimit të bërë nga pjesa e ndërtesës, afër së cilës gjendeshin këto mjete të dyshuara shpërthyese.

Protestuesit tashmë janë shperndarë.

Veteranët e ish UCK-së e kanë nisur protestën që nga dita e djeshme, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj, siç thonë, mospërkujdesjes së institucioneve të Kosovës për ish luftëtarët e UÇK-së.
XS
SM
MD
LG