Ndërlidhjet

Medvedev-Merkel dënojnë vrasjen e Estemirovës


Presidenti rus, Dimitri Medvedev dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë dënuar ashpër vrasjen e aktivistes ruse për të drejtat e njeriut, Natalia Estemirova.

“Vrasja e aktivistës sonë për të drejtat e njeriut është shumë pikëlluese”, tha Medvedev për të shtuar se “për dallim nga incidentet e mëhershme, është e qartë se në këtë rast vrasja lidhet me aktivitetet e saja”, është shprehur presidenti rus.

Merkel e quajti vrasjen “një ngjarje të papranushme”.

Gjatë një takimi në Shlajshajm Palas në Mynhen, të dy liderët biseduan edhe për krizën ekonomike globale dhe tema të tjera aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare, siç janë programet bërthamore të Iranit dhe të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG