Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët: Po e mbajmë ushtarin amerikan


Komandanti i talibanëve, Mavlavi Sangin, u ka thënë agjencive perëndimore të lajmeve se një ushtar amerikan po mbahet nga militantët talibanë dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Por, Sangin tha se nëse forcat amerikane nuk ndërprejnë operacionet ushtarake në provincën Paktika dhe Gazni, ushtari do të ekzekutohet.

Ushtari, sipas forcave të Shteteve të Bashkuara, ishte zhdukur në fund të muajit qershor dhe po mbahej, sipas të gjitha gjasave, në provincën Paktika.
XS
SM
MD
LG