Ndërlidhjet

Islandë: Autorizohen bisedimet për hyrje në BE


Me 33 vota për dhe 28 kundër, parlamenti i Islandës e ka autorizuar qeverinë për të filluar bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Kryeministrja, Johana Sigurdardotir, ka bërë fushatë për anëtarësim në BE, duke thënë se është mënyra më e mirë për ta stabilizuar ekonominë e Islandës.

Po që se 27 vendet anëtare të BE-së pranojnë ofertën e Islandës, ky shtet do të duhej të mbaj referendum, në të cilin qytetarët do të vendosnin për çështjen e anëtarësimit në BE.
XS
SM
MD
LG