Ndërlidhjet

Sejdiu: Dënohet akti i dhunshëm


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e sotme në oborrin e Qeverisë, duke e dënuar aktin “e atakimit të pronës” dhe të institucioneve të Kosovës, njofton Zyra e presidencës.

Mëtutje, në njoftim theksohet se zoti Sejdiu e mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar në përputhje me ligjin, por e kundërshton fuqishëm çdo akt të dhunshëm, i cili rrezikon jetën e qytetarëve, pronën dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Ai u bën thirrje të gjitha institucioneve që t’i vazhdojnë edhe mëtutje angazhimet e tyre për përmbushjen e obligimeve ligjore ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, e në këtë rast, në veçanti, ndaj veteranëve të UÇK-së.
XS
SM
MD
LG