Ndërlidhjet

Xhakarta: 9 të vrarë nga shpërthimi i bombave në hotele


Ministri i Sigurimit në Indonezi ka bërë të ditur se nga shpërthimi i bombave në dy hotele në qendër të kryeqytetit Xhakarta, janë vrarë 9 persona, në mesin e tyre edhe një nga Zelanda e Re, si dhe janë plagosur 50 të tjerë.

Ministri njoftoi se 13 nga të plagosurit po ashtu janë të huaj.

Shpërthimet ndodhën në hotelet Ritza Karlton dhe Mariot. Hoteli Mariot ishte cak i një sulmi në vitin 2003, me ç’rast gjetën vdekjen 12 persona.
XS
SM
MD
LG