Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Dalje e sërishme publike e Mosavit


Kreu i opozitës iraniane, Mir Hosein Mosavi, pritet që sot të bëjë daljen e parë publike që nga humbja në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 12 qershorit.

Mosavi, i cili pretendon se votimi ishte i manipuluar, pritet të marrë pjesë në lutjet e së premtes në Teheran.

Ministri i Inteligjencës në Iran ka tërhequr vërejtjen që lutjet të mos kthehen në skena të padëshirueshme.

Presidenti Mahmud Ahmedinexhad, të enjten, ka thënë se qeveria e tij e ardhshme do të rrëzojë, siç e quajti ai, arrogancën globale, duke aluduar qartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj.
XS
SM
MD
LG