Ndërlidhjet

logo-print

Kandahar: Vriten 11 civilë


Policia afgane ka njoftuar se nga një bombë e vendosur në rrugë nga militantë talibanë, janë vrarë 11 civilë, duke përfshirë 3 gra dhe 5 fëmijë, të cilët po shkonin në jug të këtij vendi.

Zyrtarët policorë thonë se eksplozivi ishte vendosur në një kamion, i cili udhëtonte për në qarkun Spin Boldak, në provincën Kandahar, vetëm pak kilometra larg kufirit me Pakistanin.
XS
SM
MD
LG