Ndërlidhjet

Në 40-vjetorin e zbritjes së njeriut të parë në Hënë, më 20 korrik 1969, agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka publikuar një fragment filmik të këtij misioni historik. Pamjet paraqesin astronautët Nil Amstrong dhe Bus Aldrin, duke bërë hapat e parë në Hënë, duke lexuar një pllakë komemorative, të cilën e lënë pas, dhe duke ngulitur flamurin amerikan.

XS
SM
MD
LG