Mijëra mbështetës të liderit opozitar në Iran, Mirhosein Musavi, janë mbledhur në Universitetin e Teheranit si shenjë uniteti për të falur xhumanë.
Njoftohet se policia ka vendosur pika kontrolli në afërsi të universitetit, ku ish-presidenti, Akbar Hashemi Rafsanxhani, po udhëheq faljen e xhumasë.
Mbështetësit opozitarë, të mbledhur në këtë universitet, mund të dëgjoheshin duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë iranianë.
Një pjesë e madhe e tyre brohorisnin parulla në mbështetje të kandidatit të mundur presidencial, Musavi, i cili ka thënë se ka pasur mashtrim gjatë zgjedhjeve në favor të presidentit, Mahmud Ahmedinexhad.
Dëshmitarët thonë se atmosfera në universitet ishte e tensionuar.