Ndërlidhjet

Salehi-shef i Organizatës Atomike të Iranit


Mediat shtetërore të Iranit thonë se presidenti, Mahmud Ahmedinexhad, ka emëruar shefin e ri të Organizatës Atomike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njofton se ish-emisari i Iranit në Ajencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Ali Akbar Salehi, është emëruar në postin e udhëheqësit të Organizatës për Energji Atomike.

Salehi zëvendëson, në këtë mënyrë, Golam Reza Agazaden, i cili dha dorëheqje nga posti i shefit të organizatës dhe nga ai i zëvendëspresidentit të Iranit, të enjtën.
XS
SM
MD
LG