Ndërlidhjet

Iran: Policia përdor gaz lotsjellës


Ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanxhani, ka thënë para besimtarëve myslimanë që po falnin xhumanë në Universitetin e Teheranit se “një grup i madh i iranianëve” ka dyshime në lidhje me zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar dhe se duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim.

Rafsanxhani tha se qindra iranianë, të cilët ishin arrestuar gjatë trazirave paszgjedhore, duhet të lirohen në mënyrë që të zgjidhet kriza politike e këtij vendi.

Bëhet e ditur se policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë mijëra mbështetës opozitarë, që ishin mbledhur për të dëgjuar fjalimin e Rafsanxhanit gjatë faljes së xhumasë.
XS
SM
MD
LG