Ndërlidhjet

Papa pëson frakturë të lehtë të dorës


Papa Benedikti i XVI është dërguar në spital në Aosta, ku është konstatuar frakturë e dorës së djathtë, ka bërë të ditur Vatikani.
Papa ka lënduar dorën mbrëmë pas një rënje në dhomën ku qëndronte. Sot Papa ka shërbyer meshën dhe pastaj ka shkuar në spital ku është konstatuar “frakturë e lehtë e nyjes”.
Papa Benedikti i XVI nga 13 korriku është në pushim në pjesën veriore të Italisë, rreth 20 kilometra nga qyteti Aosta.
XS
SM
MD
LG