Ndërlidhjet

SHBA: “Nuk është vonë” për Phenianin


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Azinë Lindore dhe Marrëdhëniet në Pacifik, Kërt Kempëll, i bëri thirrje Koresë Veriore për kthim në negociatat për çarmatim bërthamor ndërmjet 6 shteteve.

“Ne mendojmë se është e rëndësishme të dërgojmë një mesazh të përbashkët për Korenë Veriore se nuk është bërë vonë dhe se ne ende duam që ajo të kthehet në negociatat 6 palëshe”, citohet nga agjencia e lajmeve Kijodo të ketë thënë Kempëll pas takimit me zyrtarët japonezë.

Korea Veriore ishte tërhequr në vitin 2003 nga negociatat 6 palëshe për çarmatim bërthamor, në të cilat përfshihet Korea Jugore, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia dhe Japonia.

Kombet e Bashkuara kanë zgjeruar sanksionet kundër Phenianit për shkak të testit bërthamor të kryer më 25 maj.
XS
SM
MD
LG