Ndërlidhjet

Ferguson pret shumë nga Runi


Menaxheri i Mançester Junajted, Aleks Ferguson, pret që lojëtari Uejn Runi, të aktivizohet më shumë në vijën e parë të sulmit të Mançesterit, pas transferimit të Kristiano Ronalldos në Real Meadrid dhe të Karllos Tevezit në Mançester Siti.

“Pritjet nga Runi gjithmonë janë të mëdha”, tha Ferguson në një konferencë për media në Malajzi për të shtuar se “është një situatë e natyrshme, sepse ai ia ka vënë vetës këtë standard”.

Ferguson hodhi poshtë zërat për mungesë eventuale të intensitetit në lojë nga Mançesterit gjatë sezonit e ri për shkak të mungesës së Ronalldos, duke thënë se prania e sulmuesve të tjerë, si Dimitar Berbatov dhe Maçeda Federiko, do të kompensojë Ronalldon.

Ai shprehi bindjen se disa lojtarë të lënduar do të kthehen në lojë deri në shtator.


XS
SM
MD
LG