Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vriten së paku 4 talibanë


Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thanë se një aeroplan i dyshuar amerikan pa ekuipazh ka hedhur raketa në drejtim të një shtëpie në Vaziristanin Verior, duke vrarë së paku 4 militanë të dyshuar të talibanëve.

Sulmi ndodhi në një qytet rreth 30 kilometra në jug të Miranshahit, qendrës së këtij rajoni.

Vaziristani Jugor dhe ai Verior vlerësohet të jenë qendra të talibanëve të Al-Kaidas.
XS
SM
MD
LG