Ndërlidhjet

logo-print

Paralajmërohet kthimi i Zelajës në Honduras



Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, tha se presidenti i dëbuar i Hondurasit, Manuel Zelaja, do të kthehet në vendin e tij “në orët e ardhshme”, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Çavez theksoi se Hondurasi është bërë “një shtet i papërmbajtshëm” që nga dëbimi i Zelajës.

Zelaja u dëbua përmes një grusht-shteti nga Hondurasi më 28 qershor.

Presidenti i instaluar nga Kongresi pas grusht-shtetit, Roberto Miçeletti, kohë më parë ofroi dorëheqjen e tij "për të mirën e paqes në vend, por vetëm me kusht që Zelaja të mos kthehet."
XS
SM
MD
LG