Ndërlidhjet

BE kërkon qasje në Abkhazi dhe Osetinë Jugore


Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE-së, tha gjatë një vizite në Gjeorgji se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të kërkoj qasjen në Abkhazi dhe në Osetinë Jugore, pasi dy misione të tjera vëzhguese ndërkombëtare ishin mbyllur.

“Mandati i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian mbulon gjithë territorin e Gjeorgjisë, por natyrisht se është shumë vështirë të zbatohet kjo. Sido që të jetë, ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në këtë. Koha mund të ndryshoj dhe ne do të jemi të gatshëm kur të vie koha”, ka thënë Bild.

Vëzhguesit evropianë kryejnë patrulla të rregullta në këtë zonë nën kushtet e një armëpushimi, që i dha fund luftës në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht të vitit të kaluar.

Autoritetet e pro-ruse në të dy rajonet e shkëputura kanë kundërshtuar qasjen e vëzhguesve në vendet e tyre.
XS
SM
MD
LG