Ndërlidhjet

Klinton: Terrorizmi duhet të ndalet


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka marrë pjesë në komemoracionin që është mbajtur në Mumbai për viktimat e sulmeve terroriste të ekstremistëve në këtë qytet, në nëntorin e vitit të kaluar.

“Terrorizmi duhet të ndalet”, ka thënë me këtë rast Hillari Klinton, për të shtuar se “bombat e djeshme në Xhakartë përkujtojnë me dhembje se kërcënimi nga ekstremizmi kaq i dhunshëm ende është real”.

“Ky ekstremizëm është botëror, i pamëshirshëm, nihilist dhe duhet të ndalet”, ka thënë Hillari Klinton.

Hillari Klinton mbrëmë ka arritur për vizitë shumëditëshe në Indi.
XS
SM
MD
LG