Ndërlidhjet

Vdiq legjenda e gazetarisë amerikane


Në moshën 92 vjeçare, në Nju Jork, mbrëmë ka vdekur legjenda e gazetarisë televizieve amerikane, Uolter Kronkajt.

20 vjetët e fundit të karrierës së tij të famshme, ai i kaloi në CBS dhe edicioni i tij i lajmeve në këtë qendër televizive ishte më i ndjekuri.

Pas lajmit për vdekjen e Uolter Kronkajt, presidenti amerikan, Barak Obama, deklaroi se “për dekada me radhë, Uolter Kronkajt ishte zëri më i besuar në Shtetet e Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG