Ndërlidhjet

logo-print

Tirk: Marrëdhëniet slloveno - kroate në pikën kritike


“Marrëdhëniet ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë janë në një pikë shumë të ndieshme”, ka deklaruar presidenti slloven Danilo Tirk. Në intervistën për të përditshmen lubjanase “Dnevnik” Tirk ka thënë se dy vendet duhet të vazhdojnë bisedimet për tejkalimin e mosmarrëveshjeve mbi bazën e propozimit të komesarit për zgjërim të Bashkimit Evropian Oli Ren dhe ka shtuar se duhet të heqet dorë nga fjalori agresiv dhe ofendues.
Sllovenia dhe Kroacia kanë probleme rreth vijës kufitare.
Kjo çështje ka bërë që ecja e Kroacisë drejtë Bashkimit Evropian të ngadalësohet.
XS
SM
MD
LG