Ndërlidhjet

Milan Ivanoviq ftohet në polici, dyshohet për disa vepra të rënda


Njëri nga liderët e serbëve të Kosovës nga veriu, Milan Ivanoviq, ka deklaruar se prokurorja e EULEX-it e qarkut të Mitrovicës Neti Amir ka kërkuar që ai të paraqitet në polici për t’u marrë në pyetje.
Në një konferencë për shtyp ai ka shpërndarë një letër me të cilën dëshmohet kjo kërkesë e prokurores Neti Amir. Në këtë letër thuhet se Milan Ivanoviq është i dyshuar për pjesmarrje në disa veprime kriminale, organizim dhe mbështetje të grupeve teroriste, nxitje të urrejtjes nacionale, raciale dhe fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesmarrje në masën që kishte bërë vepra penale.
Në letër vihet në pah se prokurori do të shqyrtoj urdhëresën për arrestimi, nëse Ivanoviq refuzon të dëgjohet në polici.
XS
SM
MD
LG