Ndërlidhjet

SHBA: Bajden viziton Ukrainën dhe Gjeorgjinë


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, sot niset për turne në Ukrainë dhe Gjeorgji. Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur në të dy vendet ka shqetësime se marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara, mund të pësojnë, derisa përmirësohen raportet e Uashingtonit me Moskën.

Zoti Bajden do ta theksoj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këto dy shtete, që në mënyrë intensive janë larguar nga Rusia dhe tash shpresojnë të bëhen anëtarë të NATO-s.

Një zëdhënës i zëvendës presidentit Bajden, tha se,përkundër kundërshtimeve nga Moska, dyert e NATO-s për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, mbeten të hapura.
XS
SM
MD
LG