Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar i Australisë


Kryeministri australian, Kevin Rud, tha sot se përkushtimi ushtarak i këtij vendi në Afganistan, mbetet i fortë, përkundër vrasjes së një ushtari të Australisë.

Me këtë vrasje, numri i ushtarëve të vrarë të Australisë në Afganistan arriti në 11.

Komandantët ushtarakë thanë se ushtari 22 vjeçar ishte vrarë dje nga shpërthimi i një bombe, dersia trupat australiane po përgatiteshin për kërkime në një bazë të dyshuar të talibanëve.

Nga ky shpërthim është plagosur seriozisht një ushtar tjetër australian dhe tre civilë afganë, përfshirë edhe një djalë tetëvjeçar.

Ky incident ndodhi në provincën jugore, Uruzgan, ku është e vendosur pjesa më e madhe e 1550 pjesëtarëve të ushtrisë së Australisë.
XS
SM
MD
LG