Ndërlidhjet

Afganistan: 16 të vrarë nga rrëzimi i helikopterit


Nga rrëzimi i helikopterit civil në një bazë të NATO-s në Kandahar, janë vrarë së paku 16 civilë, tha zëdhënësi i aleancës.

Mediat ruse kanë raportuar se helikopteri, që u përplas gjatë ngritjes, ishte i prodhimit rus Mi-8.

Nuk është raportuar për kombësinë e të vrarëve, por mendohet se të gjithë ata ishin civilë.
XS
SM
MD
LG