Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Të mendohet plani kundër ndryshimeve të klimës


India dhe Shtetet e Bashkuara mund ta “mendojnë një plan”, kundër ndryshimeve klimatike, i cili do të sillte investime të mëdha dhe miliona vende të reja të punës, tha sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot në Nju Delhi.

Këto komente ajo i bëri para gazetarëve, pas vizitës së një kompleksi "të gjelbërt", që është projektuar për ta shfrytëzuar maksimalisht dritën e Diellit dhe me dritare, që e pengojnë hyrjen e nxehtësisë, kështu që zvogëlohet nevoja për klimatizim.

Ndryshimket klimatike janë njëra nga çështjet kontestuese në raportet e Indisë me Shtetet e Bashkuara, pasi administrata e presidentit Obama, po kërkon që Nju Delhi, ta pranoj kufizimin e emisionit të gazrave, sipas marrëveshjes ndërkombëtare për pengimin e ndryshimeve klimatike.

Zonja Klinton, që prej të premtes gjendet për vizitë në Indi, tha se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë shqetësimin e Indisë, por sipas saj, Uashingtoni nuk do të bëjë asgjë, që do ta “kufizonte përparimin ekonomik të Indisë”.
XS
SM
MD
LG