Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Kundërshtohet zgjedhja për zëvendës president


Persona të linjës së fortë në Iran, sot kanë shfaqur vërejtje ndaj vendimit të presidentit, Mahmud Ahmadinexhad, që për zëvendës president ta nominoj, ndihmësin e tij të afërt, Esfandiar Rahim Mashai.

Hosein Shriatmadari, në gazetën Kajhan, ka shkruar se është e “domosdoshme për ta ndalur nominimin e Mashait”, në mënyrë që të respektohet vullneti i pjesës më të madhe të popullit.

Kleriku konservator, Ahmad Hatami, poashtu, ka vlerësuar se emërimi është joadekuat.

Mashai, vajza e të cilit është e martuar për djalin e Ahmadinexhadit, vitin e kaluar ishte kritikuar ashpër për thënien e tij se Irani është mik i popullit izraelit.
XS
SM
MD
LG