Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Pentagoni konfirmon kapjen e ushtarit


Pentagoni ka konfirmuar se ushtari amerikan, i cili është zhdukur nga bazat në Afganistan, më 30 qershor, është kapur nga talibanët.

Konfirmimi vjen vetëm një ditë pasi ai u shfaq në një video nga talibanët, të transmetuar në internet.

Departamenti i Mbrojtjes ka bërë të ditur se ushtari me emrin Bove Bergdahal, 23 vjeç, shërbente në regjimentin e këmbësorisë në Alaska.

Në fillim nuk ishte e qartë se kush e kishte kapur ushtarin, por komandanti i ushtrisë amerikane në Afganistan ka thënë se ai mbahej nga talibanët, ndërsa videon e transmetuar e quajti si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG