Ndërlidhjet

Turqi: Filloi procesi kundër të akuzuarve për komplot


Dy gjeneralë të lartë të pensionuar të Turqisë janë në mesin e 56 personave, kundër të cilëve ka filluar procesi gjyqësor, të akuzuar për komplot për përmbysjen e qeverisë.

Gjeneralët Sener Erujgur dhe Hursit Tolon janë të akuzuar se ishin liderë të unazave të grupit të ashtuquajtur Ergenekon, për të cilin prokurorët thonë se ka planifikuar nisjen e sulmeve me bomba dhe të vrasjeve me qëllim që ta detyrojnë armatën që të angazhohet kundër qeverisë.

Aktualisht në Turqi po mbahet edhe procesi kundër 86 vetave, përfshirë gazetarë, shkrimtarë dhe akademikë.

Kritikët kanë akuzuar qeverinë për shfrytëzimin e këtij rasti për t’i frikësuar mbrojtësit e sistemit sekular të Turqisë.
XS
SM
MD
LG