Ndërlidhjet

Afganistan: 11 të vdekur nga bomba


Zyrtarët lokalë në Afganistan njoftuan se 11 civilë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe rruge të instaluar nga rebelët në jugperëndim të Afganistanit.

Zëvendësguvernatori i kësaj province, Mohamad Junus Rasuli, tha se shpërthimi ndodhi të dielën në provincën Farah, e cila ka qenë cak i sulmeve të militantëve talibanë në kohët e fundit.

Vlerësohet se dhuna në këto zona është rritur para zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm.

Reth 90 mijë trupa ndërkombëtare janë të stacionuara në Afganistan për të ndihmuar forcat lokale të sigurisë në eliminimin e bazave të talibanëve dhe trazirave të shkaktuara nga ta.
XS
SM
MD
LG