Ndërlidhjet

Iran: Musavi kërkon lirimin e të burgosurve


Lideri i opozitës në Iran, Mirhosein Musavi, u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane të lirojnë protestuesit e burgosur që nga zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

“Kush beson se ata njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve janë figura të njohura, do të punonin me ndërkombëtarët dhe do të rrezikonin interesat e vendit të tyre?...Ata duhet të lirohen menjëherë”, citohet të ketë thënë Musavi, gjatë një takimi me familjarët e të burgosurve.

Ai gjithashtu ka theksuar se arrestimi i këtyre personave nuk do të mund të zgjidhë asnjë mosmarrëveshje elektorale.
XS
SM
MD
LG