Ndërlidhjet

Solana: BE mbështet Pakistanin


Shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, ka premtuar mbështetjen e plotë për Pakistanin në rikthimin e rreth 2 milionë njerëzve të zhvendosur për shkak të luftimeve kundër talibanëve.

Solana vizitoi një kamp të refugjatëve në veriperëndim të Pakistanit dhe përgëzoi arritjet e shtetit në trajtimin e 1.9 milionë njerëzve, shumica prej të cilëve kanë mbetur pa shtëpi që nga muaji prill.

Shefi i diplomacisë evropiane, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e jashtëm të Pakistanit, Shah Mehmod Kureshi, tha se Bashkimi Evropian ka kontribuar me më shumë se 150 milionë euro dhe se do të vazhdojë të mbështes Pakistanin në kohën kur ky vend po ballafaqohet me migrimet më të mëdha në historinë e njerëzimit.
XS
SM
MD
LG