Ndërlidhjet

SHBA: Kozmonautët synojnë Marsin


Në përvjetorin e ecjes së parë në Hënë 40 vite më parë, kozmonautët amerikanë u kanë kërkuar amerikanëve të përgatiten për të shkuar në Mars.

Më 20 korrik të vitit 1969, kozmonauti amerikan Nil Armstrong, shkeli në Hënë duke thënë se “ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin”.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, kozmonautët e programit Apollo i bënë thirrje agjencisë amerikane NASA që të ripërtërijë përpjekjet për dërgimin e njerëzve në një mision në Mars.

Në lidhje me këtë, kozmonauti, Baz Olldrin, tha...

“Amerika në Mars është ajo që duhet të arrihet, jo Amerika sërish në Hënë. Amerika mund të shfrytëzojë përvojën tonë”, tha Olldrin.
XS
SM
MD
LG