Ndërlidhjet

Shefer: Të bëhet më shumë për Afganistanin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, ka shprehur keqardhje për shkak të mospjesëmarrjes së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s në misionin në Afganistan.

Duke folur në një takim me ekspertë të politikës së jashtme në Londër, Shefer tha se do të dëshironte që të gjitha shtetet e aleancës të kontribuojnë në masë të barabartë në operacionet në Afganistan.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara shpesh janë shprehur të zhgënjyer, pasi shumë vende anëtare të NATO-s, të dislokuara në Afganistan në kuadër të Forcave Ndërkombëtare për Ndihmë dhe Sigurinë e Afganistanit, nuk marrin pjesë në misionet luftarake.

Para fjalimit të tij, sekretari i përgjithshëm Shefer është takuar me kryeministrin britanik, Gordon Braun, i cili po ashtu theksoi nevojën e një angazhimi më të madh të vendeve tjera në misionin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG