Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Konfirmohet rasti i parë me virusin A


Shqipëria konfirmoi rastin e parë të gripit të derrave.

Rasti është zbuluar te një person 22 vjeçar, por pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.

Ajo po ashtu bëri të ditur se së paku tetë veta kishin qenë në kontakt me pacientin e infektuar me virusin A.

Autoritetet e shëndetësisë në Shqipëri ka thënë më herët se mund të ketë raste tjera të dyshuara me grip, pasi që shumë shqiptarë kishin ardhur nga Greqia për pushime verore.

Që në fillim të sezonit turistik, mijëra shqiptarë që jetojnë në Greqi, një nga vendet më të goditur me gripin e derrit në rajon, kanë hyrë në këtë vend, njoftoi policia kufitare.
XS
SM
MD
LG