Publikimi i raportit kyç, i urdhëruar nga presidenti amerikan, Barak Obama, si pjesë e përpjekjeve të tij për të mbyllur burgun e Guantanamos, do të vonohet.
Zyrtarët thanë se publikimi i raportit për kapjen e të dyshuarve për terrorizëm do të shtyhet për gjashtë muaj, pasi afati për ditën e martë ka kaluar.
Një tjetër raport për rishikimin e rregullave për marrjen në pyetje të të burgosurve, po ashtu do të shtyhet për dy muaj.
Presidenti Obama ka urdhëruar që burgu i të dyshuarve për terrorizëm në bazën e ushtrisë amerikane në gjirin e Guantanamos të mbyllet deri në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa zyrtarët e administratës Obama thonë se ky afat do të respektohet.