Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Solana takon Karzain


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Havier Solana, ka arritur në Afganistan për bisedime me presidentin Hamid Karzai.

Në një kumtesë të Bashkimit Evropian bëhet e ditur se Solana gjithashtu do të takohet edhe me disa rivalë të Karzait, në zgjedhjet historike që zhvillohen muajin e ardhshëm.

Bashkimi Evropian dërgoi një mision vëzhgues këtë muaj në Afganistan, për të përgatitur zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG