Ndërlidhjet

Kiev: Bajden takon liderët ukrainas


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, zhvillon sot bisedime ne Kiev për të siguruar Ukrainën se përpjekjet e administratës Obama për të përmisuar marrëdhëniet me Moskën, nuk do të shkojnë në kurriz të Ukrainës.

Zoti Bajden do të takohet me presidentin Viktor Jushçenko, kryeministren Julia Timoshenko dhe liderin opozitar, Viktor Janukoviq.

Zyrtarët në Kiev i janë druajtur përmisimit të marrëdhënieve SHBA- Rusi, pasi ato mund të dëmtonin procesin e integrimit të Ukrainës në NATO.

Moska kundërshton anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, një tjetër vend ish-sovjetik të cilin zëvendëspresidenti Bajden do ta vizitojë të mërkurën.
XS
SM
MD
LG