Ndërlidhjet

Klinton arrin në Tajlandë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Tajlandë për të marrë pjesë në një konferencë rajonale për siguri.

Ajo pritet të udhëtojë të mërkurën në ishullin Puket, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Bankok, për të marrë pjesë në Forumin Rajonal të Asociacionit të Shteteve Juglindore të Azisë (ASEAN).

Në këtë forum, i cili vlerësohet si ngjarja kryesore në fushën e sigurisë, përfaqësohen 10 shtete dhe aleatët a tyre kryesorë si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.

Klinton pritet që, gjatë punimeve të këtij samiti, të nënshkruaj marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim me Azinë Juglindore.
XS
SM
MD
LG