Ndërlidhjet

Japoni: Shpërndahet parlamenti


Kryeministri i Japonisë, Taro Aso, ka shpërndarë parlamentin duke ua hapur, në këtë mënyrë, rrugën zgjedhjeve të përgjithshme të gushtit, të cilat sipas të gjitha gjasave, do t’i japin fund qeverisjes prej më se gjysmë shekulli të Partisë Liberaldemokrate.

Aso ka caktuar 30 gushtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për Dhomën e Ulët me 480 deputetë, të cilët pastaj formojnë qeverinë dhe zgjedhin kryeministrin.

Aso erdhi në krye të qeverisë në muajin shtator, në kohën kur ekonomia japoneze po përballej me recesion.

Partia Liberaldemokrate, në zgjedhjet e fundit lokale, humbi kontrollin mbi asamblenë komunale të Tokios.
XS
SM
MD
LG