Ndërlidhjet

Gjeorgji-SHBA: Bisedime për misionin vëzhgues


Zyrtarë të Gjeorgjisë bënë të ditur se kanë zhvilluar “bisedime preliminare” për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në misionin vëzhgues të Bashkimit Evropian, i cili ka për qëllim të mbikqyrë kufijtë në mes të Gjeorgisë dhe dy rajoneve të saja seperatiste-Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.

“Kjo nënkupton përfshirjen e palës së tretë në mision”, tha zëvendësministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Giga Bokeria, në prag të vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden, në këtë vend.

Ajo shtoi se bisedimet me Uashingtonin për këtë çështje janë në fazën e parë.

Bajden pritet të arrij në Tbilisi të mërkurën, pas vizitës në Kiev.

Ndërkohë, rreth 240 vëzhguesve të Bashkimit Evropian, të cilët ishin angazhuar që nga përfundimi i luftës në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë në gusht të vitit të kaluar, u është ndaluar hyrja në Abkhazi dhe në Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG