Ndërlidhjet

Bajden: Mbështesim Ukrainën në NATO


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, tha se Uashingtoni mbështet përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO dhe të drejtën e këtij shteti për të zgjedhur aleatët e tij ndërkombëtar, njofton agjencia e lajmeve AP.

Pas takimit me presidentin e Ukrainës, Viktor Jushçenko, Bajden tha se po që se Ukraina përcaktohet t’i bashkohet NATO-s, “gjë që besoj se është bërë, atëherë do të mbështesim fuqishëm këtë hap”.

Moska kundërshton fuqishëm anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Veri-atlantike.

Bajden, ndërkaq, theksoi se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për përmirësimin e raporteve me Rusinë, nuk do të shkojnë në dëm të Kievit.
XS
SM
MD
LG