Ndërlidhjet

Rusia: Izraeli të ndalë zgjerimin e vendbanimeve


Rusia i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë “menjëherë” projektin e ndërtimit në lindje të Jerusalemit.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse, Andrej Nesterenko, tha se ky projekt shkel planin për paqe të vitit 2003 në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, njoftoi se Franca i ka bërë thirrje ambasadorit të Izraelit të kërkoj ndaljen e zgjerimit të vendbanimeve hebreje në lindje të Jerusalemit.

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian tha se Izraeli duhet të shmang aktet provokuese në këtë pjesë të Jerusalemit.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor më 1967 dhe e aneksoi atë më vonë.
XS
SM
MD
LG