Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e shqetësuar për raportet Phenian-Jangon


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se administrata e presidentit Obama është e shqetësuar në lidhje me mundësine e zhvillimit të lidhjeve ushtarake në mes të Koresë Veriore dhe Mianmarit.

Ajo tha se bashkëpunimi eventual në aspektin ushtarak ndërmjet Phenianit dhe Jangonit duhet të merret seriozisht.

“Do të ishte destabilizuese për rajonin dhe do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj vendeve fqinjë të Mianmarit”, tha Klinton në një konferencë për media në kryeqytetin e Tajlandës, ku po merr pjesë në Forumin Rajonal të Asociacionit të Shteteve Juglindore të Azisë (ASEAN).

Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore, Japonia, Kina dhe Rusia synojnë që përmes sanksioneve të Kombeve të Bashkuara të detyrojnë Korenë Veriore të kthehet në tryezën e bisedimeve mbi programin e saj bërthamor.

Koreja Veriore ka kryer një test bërthamor në muajin maj.
XS
SM
MD
LG