Ndërlidhjet

Surroi: Vizat-më keq se para 15 vjetësh


19 përfaqësues të shoqërisë civile kanë përgatitur një apel drejtuar Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare që të rishikojnë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe që të heqin Kosovën nga lista e zezë për liberalizim të vizave.

Ndryshe, kanë thënë ata, Kosova mund të shndërrohet në një “geto vizash” pa kurrfarë rrugëdalje.

“Sot njëra prej formave me të cilat i shkelet dinjiteti qytetarëve të Kosovës nga një bashkësi ndërkombëtare, e cila është e interesuar ta ndihmojë Kosovën, është në çështjen e vizave. Shkoni sot në ambasadat, këtu në Kosovë ose në Shkup, dhe do të shihni se si ka degraduar qasja ndaj qytetarëve të Kosovës dhe se sot jemi më keq se që kemi qenë para 10- 15 vjetësh”, tha në një konferencë për media njëri nga nënshkruesit e apelit, kryetari i Bordit të Klubit për Politike të Jashtme, Veton Surroi.
XS
SM
MD
LG